Nis ndeshja Shqipëri – Serbi
Në orën 20.45 ka filluar në stadiumin “Air Albania” ndeshja Shqipëri – Serbi që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve […] The post Nis ndeshja Shqipëri – Serbi appeared first on Albinfo.

Në orën 20.45 ka filluar në stadiumin “Air Albania” ndeshja Shqipëri – Serbi që luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta.
Në prag të ndeshjes, përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë munduar ta mbajnë kontrollin mbi emocionet, duke mos dhënë deklarata të nxituara dhe duke u fokusuar vetëm te përgatitja e skuadrës.
E njëjta gjë vlen edhe për kampin serb, ku Dragan Stojković dhe sulmuesi Aleksandar Mitrović kanë ruajtur qetësinë dhe kanë kërkuar të shmangin çdo tension që mund të dalë jashtë fushe.
The post Nis ndeshja Shqipëri – Serbi appeared first on Albinfo.