Nis numërimi mbrapsht për Moskën/ Kremlini: Takimi midis Putin dhe Witkoff ishte konstruktiv
Kremlini thotë se i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bisedime “konstruktive”, ndërsa afati i fundit i Donald Trump për Moskën për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë po afron. Ndihmësi i politikës së jashtme ruse, Yuri Ushakov tha se, gjatë takimit të tyre tre-orësh, Putin [...]Read More...

Kremlini thotë se i dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bisedime “konstruktive”, ndërsa afati i fundit i Donald Trump për Moskën për të rënë dakord për një armëpushim në Ukrainë po afron.
Ndihmësi i politikës së jashtme ruse, Yuri Ushakov tha se, gjatë takimit të tyre tre-orësh, Putin i transmetoi “sinjale” Witkoff-it mbi atë që ai e quajti “çështja ukrainase” dhe “mori sinjale përkatëse” nga pala amerikane, shkruan BBC.
Më shumë informacion rreth negociatave do të ndahet pasi Witkoff t’i raportojë Trumpit, shtoi Ushakov.
Presidenti i SHBA-së ka deklaruar se Rusia mund të përballet me sanksione të rënda ose të shohë sanksione dytësore të vendosura kundër të gjithë atyre që tregtojnë me të nëse nuk ndërmerr hapa për t’i dhënë fund “luftës së tmerrshme” me Ukrainën.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia do të bënte vetëm hapa seriozë drejt paqes nëse fillonte të përballej me mungesë të fondeve financiare. Ai përshëndeti kërcënimin për sanksione më të ashpra amerikane dhe taksa ndaj vendeve që blejnë naftë ruse./abcnews.al