Nisin arrestimet e para pas mësymjes së protestuesve në Gjykatën e Apelit

Kanë nisur arrestimet e para gjatë protestës në Tiranë, ku protestuesit kanë sulmuar Gjykatën e Apelit, duke thyer xhamat dhe dyert e godinës.
Sipas pamjeve, gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë ndaluar te Gjykata e Apelit, ku disa prej tyre kanë thyer xhamat e godinës dhe u kanë vënë flakën njoftimeve që ndodheshin jashtë institucionit.
Disa minuta më vonë, pas kësaj situate, ka ndërhyrë policia, e cila ka hedhur gaz lotsjellës dhe ka kryer disa shoqërime.
The post Nisin arrestimet e para pas mësymjes së protestuesve në Gjykatën e Apelit appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



