Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për zhbërjen e Gjykatës Speciale

Ka nisur mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Sipas burimeve të IndeksOnline, deputetë të partive opozitare kanë ndërmarrë hapa konkretë për inicimin e kësaj seance, duke nisur procedurat për sigurimin e nënshkrimeve të nevojshme.

Kërkesa për shpërbërjen e Gjykatës Speciale është ngritur edhe nga ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell.

“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.