Një kafshë tjetër ka ngordhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, bizoni ishte i sëmurë nga pneumonia

Kopshti Zoologjik në Shkup mbeti pa edhe një kafshë tjetër. Nga atje njoftuan se mëngjesin e sotëm ka ngordhur bizoni europian, i cili që nga viti 2011 ishte banor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit. Kafsha ishte 17 vjeçare, ndërsa autoritetet shpjegojnë se jetëgjatësia e bizonëve është nga 14 deri në 20 vjet. “Me pikëllim të […] The post Një kafshë tjetër ka ngordhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, bizoni ishte i sëmurë nga pneumonia appeared first on InfoShqip.com.

Një kafshë tjetër ka ngordhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, bizoni ishte i sëmurë nga pneumonia

Kopshti Zoologjik në Shkup mbeti pa edhe një kafshë tjetër. Nga atje njoftuan se mëngjesin e sotëm ka ngordhur bizoni europian, i cili që nga viti 2011 ishte banor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit. Kafsha ishte 17 vjeçare, ndërsa autoritetet shpjegojnë se jetëgjatësia e bizonëve është nga 14 deri në 20 vjet.

“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se bizoni ynë europian, i cili ishte 17 vjeç, ka ngordhur këtë mëngjes. Jeta mesatare e këtyre kafshëve është nga 14 deri në 20 vjet. Ky përfaqësues madhështor dhe i rrallë i faunës së egër europiane që nga viti 2011 ishte një nga banorët më mbresëlënës të kopshtit tonë zoologjik. Rreth një vit e gjysmë më parë, atij iu diagnostikua pneumonia, pas së cilës filloi një proces i gjatë terapie dhe monitorimi të kujdesshëm nga ekipi ynë i veterinerëve dhe kujdestarëve të tij. Megjithëse me shumë përkushtim arritëm ta stabilizonim gjendjen e tij, gjatë dy javëve të fundit ai përsëri shfaqi shenja dobësie dhe vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë iu aplikua një terapi intensive ditore me antibiotikë, e përcaktuar sipas antibiogramit, si dhe mbikëqyrje e vazhdueshme, por fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, nuk arritëm ta shpëtonim”, thonë nga Kopshti Zoologjik në Shkup.

The post Një kafshë tjetër ka ngordhur në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, bizoni ishte i sëmurë nga pneumonia appeared first on