Një libër për mbijetesën ndaj abuzimit/ Kujtimet e Virginia Giuffre, një nga viktimat e Epstein
“Vajza e Askujt: Kujtime për mbijetësën ndaj abuzimit dhe luftën për drejtësi”. Kështu quhet libri I Virginia Giuffre, një nga viktimat e Jeffrey Epstein, që do të botohet pas vdekjes së saj. Libri do të botohet më 21 tetor dhe Giuffree, e e cila I dha fund jetës në moshën 41-vjeçare, kishte punuar me autoren [...]Read More...

“Vajza e Askujt: Kujtime për mbijetësën ndaj abuzimit dhe luftën për drejtësi”. Kështu quhet libri I Virginia Giuffre, një nga viktimat e Jeffrey Epstein, që do të botohet pas vdekjes së saj.
Libri do të botohet më 21 tetor dhe Giuffree, e e cila I dha fund jetës në moshën 41-vjeçare, kishte punuar me autoren dhe gazetaren Amy Wallace për të përfunduar veprën me 400 faqe.
Në një email dërguar botuesit të saj, Giuffe kishte shprehu dëshirën që kujtimet të botoheshin, pavarësisht rrethanave të saj.
Më tej thuhej se përmbajtja e librit është e rëndësishme për të hedhur dritë mbi dështimet sistemike që lejojnë trafikimin e individëve më pambrojtur përtej kufijëve.
E ndjera theksonte gjithashtu se është e domosdoshme që e vërteta të kuptohet dhe që çështjet që lidhen me këtë temë të adresohen, si për hir të drejtësisë ashtu edhe për ndërgjegjësim.
Botuesi tha se libri do të ndajë detaje të reja intime, shqetësuese dhe zemërthyesëse rreth kohës kur Giuffre u tragikua nga Epstein, Maxwell dhe shumë miq të tyre të njohur, përfshirë Princin Andrew të Anglisë.
Giuffre ka qenë një ndër viktimat e Epstein që kishte dalë hapur, duke u bërë një figurë kyçe në luftën kundër abuzimit. Ajo kishte akuzuar se Epstein dhe ish partneren e tij, Ghislaine Maxwell, se e trafikuan atë te Princi Andrew kur ajo ishte 17 vjeç.
Epstein i dha fund jetës në burg në vitin 2019, ku po mbahej në pritje të gjyqit për akuzat e trafikimit seksual.
Ndërkohë Maxwell është marrë në pyetje nga departamenti amerikan I drejtësisë dhe ka mohuar të ketë parë ndonjë sjellje të pahijshme të princit Andreë apo të presidentit Donald Trump.