Një parazit tropikal përhapet nga Zvicra në Gjermani
Një dëmtues tropikal po i shkakton telashe serioze bujqësisë zvicerane. Bëhet fjalë për krimbin e molës së domates (Helicoverpa armigera), i cili dëmton pothuajse çdo kulturë bimore. Tashmë, kjo molë po përhapet drejt veriut. Në jug të Gjermanisë, pararendësit e saj kanë filluar të shkaktojnë dëme. Që nga viti 2024, Zvicra po monitoron përhapjen e […] The post Një parazit tropikal përhapet nga Zvicra në Gjermani appeared first on Albinfo.

Një dëmtues tropikal po i shkakton telashe serioze bujqësisë zvicerane. Bëhet fjalë për krimbin e molës së domates (Helicoverpa armigera), i cili dëmton pothuajse çdo kulturë bimore. Tashmë, kjo molë po përhapet drejt veriut.
Në jug të Gjermanisë, pararendësit e saj kanë filluar të shkaktojnë dëme. Që nga viti 2024, Zvicra po monitoron përhapjen e molës së domates përmes kurthave. Sipas Qendrës Federale për Kërkime Bujqësore (Agroscope), vetëm në vitin 2023, krimbat e kësaj molle shkaktuan humbje të mëdha në prodhimet bujqësore, deri edhe në shkatërrim të plotë të të korrave, transmeton albinfo.ch.
Në fund të qershorit të këtij viti, numri i molëve të kapura në kurthe ishte më i lartë se vitin e kaluar. Dëmet e para të sezonit u shfaqën në kulturat e domates në jug të Alpeve.
Në Gjermani, këta krimba tashmë po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në kulturat e qiqrave. Larvat e kësaj molle janë më të rrezikshme për kulturat bujqësore sesa vetë brumbulli japonez, duke shkatërruar mbi 100 lloje bimësh të dobishme.
The post Një parazit tropikal përhapet nga Zvicra në Gjermani appeared first on Albinfo.