Një person plagoset me armë zjarri në Prishtinë
Një person është plagosur pasditen e së shtunës në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë. Siç njofton policia, dy të dyshuarit lidhur me rastin janë ende në arrati. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti, por se bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe

Një person është plagosur pasditen e së shtunës në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë.
Siç njofton policia, dy të dyshuarit lidhur me rastin janë ende në arrati. Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti, por se bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek.
“Të dyshuarit gjenden në arrati, përderisa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.