Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST. Sipas një njoftimi nga OSHEE, është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj. OSHEE sqaron se po bashkëvepron me stafet e Operatorit […]

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST.

Sipas një njoftimi nga OSHEE, është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.

OSHEE sqaron se po bashkëvepron me stafet e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për zgjidhje të problemit.

Ndërkohë, furnizime po kryhen nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.

“Është shfaqur avari në linjën 110kV të OST që furnizon me energji disa nënstacione, kryesisht zona rreth Ali Demit, Fresku, ish-Uzina Autotraktorëve, Brryli, etj.  Po bashkëveprojmë me stafet e OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit), për zgjidhje të problemit.  Ndërkohë OSSH është duke furnizuar nga linja të dyta institucionet e rëndësishme dhe zona të caktuara, përmes skemës unazë.”, thuhet në njoftimin e OSHEE.

Ndërprerja e energjisë elektrike ‘preku’ edhe ndeshjen Dinamo-Vllaznia. Pjesa e dytë e ndeshjes nisi me 40 minuta vonesë në “Air Albania”.