Një takim trepalësh Zelensky-Trump-Putin? Analisti: Samiti SHBA-Rusi tregoi një qasje të re në politikën e jashtme!

Ndërsa janë zhvilluar bisedime për të arritur një marrëveshje, sulmet nuk kanë ndaluar. Forcat ruse kanë vijuar sulmet mbi Ukrainë duke lënë viktima dhe të plagosur. Analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News e ka vlerësuar si një çështje shumë komplekse dhe se takimi Putin Trump siç tha ai tregon për [...]Read More...

Një takim trepalësh Zelensky-Trump-Putin? Analisti: Samiti SHBA-Rusi tregoi një qasje të re në politikën e jashtme!

Ndërsa janë zhvilluar bisedime për të arritur një marrëveshje, sulmet nuk kanë ndaluar. Forcat ruse kanë vijuar sulmet mbi Ukrainë duke lënë viktima dhe të plagosur.

Analisti Roland Lami, gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News e ka vlerësuar si një çështje shumë komplekse dhe se takimi Putin Trump siç tha ai tregon për një epokë të re të gjeopolitikës.

“Në arenën ndërkombëtare po shohim dy fuqi SHBA dhe Rusinë. Struktura të rëndësishme të shtetit bëhen instrumente teknikalitetesh dhe vendimmarrja fokusohet te liderët. Kjo është një zhvillim i ri që nuk është vënë re me presidentët e mëparshëm të Biden apo Obamës”, tha ai.

Gjatë intervistës në studion e  ABC News, ai tha se Samiti SHBA-Rusi tregoi një qasje të re në politikën e jashtme.

“Nisur nga fakti se si është pozicionuar SHBA me një personalizim që mishërohet tek roli, strategjia, anashkalimi i BE për ta zgjidhur çështjen që nuk duhet që është i paqëllimshëm dhe në këtë situatë ku mungon një aleancë, dakordësia mes BE dhe SHBA, nuk përjashton mundësinë të kemi një agjendë personale të Trump. Vetë gjeopolitika nëse SHBA largohet nga kjo tryezë bashkëbisedimesh çfarë mesazhesh jepen për konflikte që janë të hapura, apo që mund të hapen? Pra të gjitha këto janë të lidhura me mënyrën se si SHBA do të qaset problemeve dhe se si do ta shohë BE. Çfarë fuqie ka Bashkimi Europian dhe se çfarë roli do të luajë Kina? Dhe të gjitha këto na çojnë në konkluzionin se është e vështirë të arrijmë në konkluzione”, tha ai.

/abcnews.al/