Një tjetër akt sabotazhi në hekurudhat gjermane, trafik i paralizuar në linjën veri-jug

Një tjetër incident i rëndë ka goditur hekurudhat gjermane, ku sot është raportuar për një sulm të ri në një nga linjat më të rëndësishme të Deutsche Bahn. Policia gjermane ka konfirmuar se një zjarr është vënë qëllimisht në linjën hekurudhore veri-jug në rajonin e Dyseldorfit, përcjell albinfo.ch. Ky sulm i fundit ngjan me atë […] The post Një tjetër akt sabotazhi në hekurudhat gjermane, trafik i paralizuar në linjën veri-jug appeared first on Albinfo.

Një tjetër akt sabotazhi në hekurudhat gjermane, trafik i paralizuar në linjën veri-jug

Një tjetër incident i rëndë ka goditur hekurudhat gjermane, ku sot është raportuar për një sulm të ri në një nga linjat më të rëndësishme të Deutsche Bahn. Policia gjermane ka konfirmuar se një zjarr është vënë qëllimisht në linjën hekurudhore veri-jug në rajonin e Dyseldorfit, përcjell albinfo.ch.

Ky sulm i fundit ngjan me atë të së enjtes së kaluar, ku dëmet e shkaktuara në linjën ndërmjet Duisburgut dhe Dyseldorfit paralizuan ndjeshëm trafikun hekurudhor në atë segment.

Aktualisht, qarkullimi në zonë mbetet i ndërprerë, ndërsa mijëra pasagjerë janë prekur nga ndërprerjet dhe vonesat e shumta të trenave.

Një grup ende i paidentifikuar ka marrë përgjegjësinë për këto akte sabotazhi, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në infrastrukturën hekurudhore gjermane.

The post Një tjetër akt sabotazhi në hekurudhat gjermane, trafik i paralizuar në linjën veri-jug appeared first on Albinfo.