Njëri e shiti votën e tjetri e bleu për 120 euro, të dy përfundojnë në polici

Dy persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për shitblerje të votës. Njëri e shiti votën e tjetri e bleu për 120 euro. Rasti ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve në Prizren. “Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË

Njëri e shiti votën e tjetri e bleu për 120 euro, të dy përfundojnë në polici

Dy persona janë shoqëruar në polici, si të dyshuar për shitblerje të votës.

Njëri e shiti votën e tjetri e bleu për 120 euro. Rasti ka ndodhur në ditën e zgjedhjeve në Prizren.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

DHËNIE OSE MARRJE E RYSHFETIT NË LIDHUR ME VOTIME

Prizren / 12.10.2025 – N.N. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri në cilësine e dhënësit dhe tjetri te marrësit të nje shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.