Njoftim i rëndësishëm lidhur me qarkullimin e autobusëve të ‘Trafikut Urban’

Njoftim i rëndësishëm lidhur me qarkullimin e autobusëve të ‘Trafikut Urban’

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh vonesat e mundshme në transportin publik.

“Ju njoftojmë se, për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në Kryeqytet”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.