Nobelistët letër Izraelit: Ndaloni urinë, trajtimi i qytetarëve si barrë është i papranueshëm!

Torino. Është thuajse një ulërimë që vjen nga akademikët më të mirë të botës, raporton La Stampa. “Shkruajmë me shqetësim të madh për urinë në rritje në Gaza dhe planin e qeverisë izraelite për të vendosur qytetarët në një të ashtuquajtur ‘qytet humanitar’. Si qenie njerëzore, ekonomistë dhe shkencëtarë, kërkojmë një fund të menjëherashëm për çdo [...]Read More...

Nobelistët letër Izraelit: Ndaloni urinë, trajtimi i qytetarëve si barrë është i papranueshëm!

Torino. Është thuajse një ulërimë që vjen nga akademikët më të mirë të botës, raporton La Stampa. “Shkruajmë me shqetësim të madh për urinë në rritje në Gaza dhe planin e qeverisë izraelite për të vendosur qytetarët në një të ashtuquajtur ‘qytet humanitar’. Si qenie njerëzore, ekonomistë dhe shkencëtarë, kërkojmë një fund të menjëherashëm për çdo politikë që përforcon përhapjen e urisë. Është e qartë se Hamasi duhet të mbajë përgjegjësi për mizoritë e tetorit dhe dënimin e pengjeve. Megjithatë, kjo nuk shfajëson nga përgjegjësia ushtrinë izraelite që kontrollon hyrjen dhe shpërndarjen e ndihmave.”

Firmëtarët e letrës së hapur janë fituesi i çmimit Nobel Daron Acemoglu bashkë me 22 kolegë të tjerë, nga Philippe Aghion te Joseph E. Stiglitz dhe Guido Tabellini. Elita e ekonomistëve. “Në javët e fundit”, shkruajnë ata, “Programi Ushqimor i Botës i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se thuajse një e treta e më shumë se 2,1 milionë banorëve të enklavës kanë ditë të tëra pa ushqim. Uria e përhapur është e dokumentuar dërgesat e pamjaftueshme të ndihmës, dëshmitë në vetë të parë të banorëve të Gazës dhe çmimet stratosferike të ushqimeve. Jo vetëm Kombet e Bashkuara,, por edhe  tregu po sinjalizon uri: çmimet e tregut për ushqimet bazë në Gaza janë dhjetë herë më të larta se sa ishin tre muaj më parë.”

Dokumenti i përgatitur nga nobelistët shpjegon se “dështimi i shpërndarjes së ndihmave të Kombeve të Bashkuara dhe zëvendësimi i tyre me një grusht qendrash Fondacioni Humanitar të Gazës, të koordinuara nga Izraeli, kanë krijuar kaos vdekjeprurës: turma të panikosura nga racionet e pakta, me mbi një mijë të vdekur ose të lënduar në garën për mbijetesë.” Në përgjigje të protestave ndërkombëtare, qeveria izraelite ka lejuar hyrjen e më shumë ndihmave pas 26 korrikut, por sasitë janë ende të pamjaftueshme dhe situata shëndetësore mbetet kritike.

Sipas Acemoglu, “nën velin e ndërhyrjes humanitare, ‘qyteti humanitar’ i propozuar do të vijojë zhvendosjen e qindra mijëra banorëve të Gazës në një zonë të kufizuar duke i privuar nga liria e lëvizjes dhe dinjitetit. Është e papranueshme që Izraeli i trajton qytetarët si një barrë për t’u mbajtur sesa si qenie njerëzore që kanë të drejtën e kushteve dinjitoze jetësore. Ndërsa banorët e Gazës do të ishin të prekurit e parë nga këto politika, edhe izraelitet do të paguanin një çmim të lartë dhe pasojat ekonomike do të ishin katastrofike. Në vijim të provave të shtuara të urisë masive dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, qeveritë europiane mund të vendosin sanksione duke shkaktuar dëme të mëdha në shkencë, tregti dhe punësim.”

Shenjat, thonë ata, “janë tashmë të dukshme”. Agjencitë e vlersimit kanë gjasa të vazhdojnë ta ulin borxhin e sovranitetit të Izraelit duke rriur koston e huamarrjes pasi shteti përballet me shpenzime të mëdha për rindërtimin dhe mbrojtjen. Profesionistët do të emigronin në numra rritës dhe sektori i teknologjisë së lartë që përbën rreth 20% të PBB dhe një të tretën e të ardhurave nga taksat, do të përshpejtonte rënien duke i privuar Izraelit motorin kryesor të rritjes.

Në apelin e tyre, nobelistët i bëjnë thirrje Netanyahu dhe Knesset që “të vendosin një furni;im të mjaftueshëm ushqimi dhe ndihme mjekësore; të tërhiqen njëzëri nga planet për të vendosur kampe për qytetarët e Gazës; të nxjerrin një deklaratë zyrtare ku hedhin poshtë propozimet për të kufozuar dhe kontrolluar popullsinë dhe të riafirmojnë përkushtimin e Izraelit ndaj të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar dhe me dëshirë të mirë të vendosin një marrëveshje armëpushimi që përmirëson situatën humanitare, kthen pengjet në shtëpi dhe i jep fund luftës.”

Vetëm në këtë mënyrë, shkruajnë ata, “mundet Izraeli të shmangë urinë masive, të ruajë karakterin demokratik dhe të mbrojë perspektivat afatgjata ekonomike.”

/ abcnews.al /