Nrecaj: Më mirë diçka e keqe sesa asgjë, ndryshe do të vazhdonim së ekzistuari edhe si shtet
Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës. Për përzgjedhjen e Kryeparlamentarit, në diskutim e sipër Klianku tha se Basha ka qenë propozim i LVV-së, por për fat të keq ndoshta reflekton

Sonte në emisionin “Gazeta” me Afërdita Lukaj, ishin të ftuar Abdullah Klinaku dhe Anton Nrecaj. Temë diskutimi për ditën e sotme në këtë emision ishte përsëri çështja e Kuvendit të Kosovës.
Për përzgjedhjen e Kryeparlamentarit, në diskutim e sipër Klianku tha se Basha ka qenë propozim i LVV-së, por për fat të keq ndoshta reflekton mendësinë politike të kësaj partie.
Ai tha se kjo ka një kosto shumë të theksuar për institucionet e vendit dhe se ai në një të ardhme mundet me qenë edhe ushtrues detyre i Presidencës. Këtu ndërhyri Nrecaj i cili tha se “ajo çfarë mbillet edhe korret më vonë”.
Nrecaj tha se më mirë diçka e keqe sesa asgjë, e sipas tij më mirë kjo zgjedhje e kryeparlamentarit sesa shteti të vazhdonte të rrënohej edhe më tepër.
“Po të mos kishim Kryetarin e Kuvendit, vërtetë ne do të vazhdonim edhe me tutje, thjesht do të vazhdonim së ekzistuari edhe si shtet”, shtoi tutje Nrecaj./Gazeta10