“Nuk ka lëndë për Presidenten dhe Gjykatën Kushtetuesen”: Seanca konstituive duhet të thirret nesër
Përpjekja e kryesuesit të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, Avni Dehari, për përfshirë presidenten Vjosa Osmani për seancën e djeshme, po shihet si i panevojshëm. Njohësit e rrethanave kushtetuese në vend kanë bërë me dije se në këtë rast nuk lëndë as për presidenten Vjosa Osmani dhe as Gjykatën Kushtetuese. Ata kanë bërë me

Përpjekja e kryesuesit të seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, Avni Dehari, për përfshirë presidenten Vjosa Osmani për seancën e djeshme, po shihet si i panevojshëm.
Njohësit e rrethanave kushtetuese në vend kanë bërë me dije se në këtë rast nuk lëndë as për presidenten Vjosa Osmani dhe as Gjykatën Kushtetuese.
Ata kanë bërë me dije se Dehari duhet vetëm ta thërras vazhdimin e seancës nesër(e enjte) për të vazhduar konstituimin.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se institucionet tjera nuk kanë punë me këtë çështje.
“S`ka këtu presidentja punë më. Nuk e kuptoj kush po i mëson kështu”, ka thënë Hasani.
Ai ka thënë se shefja e shtetit nuk do të duhej të përzihej në këtë çështje.
“Presidentja mundet veç mos me u përgjigj, që do të ishte veprimi më i mirë. Ose me u përgjigj dhe me tregu se nuk kam kompetenca kushtetuesepër atë punë”, ka thënë Hasani.
Profesori i të drejtës kushtetuese ka treguar veprimet që duhet t`i ndërmarr kryesuesi i seancës.
“Duhet me u mbledh deri te konstituohet Kuvendi. Duhet me u mbledh të enjten, me e rishiku raportin. Qeverie mund të adresoi çështjen e shkelës se ligjit dhe me me e njoftu KQZ-në, me i caktu zëvendësministrat, ata që nuk janë deputetë me e dhanë betimin dhe u kry muhabeti”, është shprehur Hasani.
Sipas tij, në këtë rast presidentja nuk ka lëndë për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese.
“Nuk mundet, sepse s`ka çka me dergu në Gjykatë Kushtetuese presidentja. Për me dërgu duhet me pasë vendim. Këtu nuk ka vendim, sepse legjislatura nuk ekziston, Kuvendin ekziston vetëm si objekt fizië. Nuk ka legjislaturë të konstitume që ka dalë nga këto zgjedhje”, ka thënë Hasani, duke shtuar se gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të merrej me këtë çështje.
Edhe Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë me dije se vazhdimi i seancës duhet të thirret sa më shpejt.
Sipas një komunikate për media, KDI ka vlerësuar se përpjekja për të përfshirë presidenten në këtë çështje është e panevojshme.
“Përpjekjet për përfshirjen e Presidentes për t’i dhënë drejtim procesit të konstituimit të Kuvendit, përveçse tërësisht të panevojshme, janë juridikisht të pavlefshme. Roli dhe kompetencat e Presidentes përfundojnë me thirrjen e seancës – ndërsa menaxhimi i saj është përgjegjësi ekskluzive e kryesuesit të seancës, Avni Dehari.”, është thënë në komunikatën e KDI-së.
Kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, dje e ka ndërprerë seancën konstituive.
Kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.
Ai ka thënë se pas kësaj seance do t`i drejtohet presidentes Vjosa Osmani se si të veprohet më tutje.
“Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme. Në këto rrethana detyrohem ta ndërpresin seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen”, ka thënë Dehari.