‘Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”, Trump: Takimi me Putin produktiv
Presidenti Donald Trump tha se ai dhe Presidenti rus Vladimir Putin “bënë disa përparime” dhe “përparim të madh” në takimin e tyre dypalësh. Megjithatë, shtoi ai, “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”. “Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Dhe, sigurisht, do [...]Read More...

Presidenti Donald Trump tha se ai dhe Presidenti rus Vladimir Putin “bënë disa përparime” dhe “përparim të madh” në takimin e tyre dypalësh.
Megjithatë, shtoi ai, “nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”.
“Do të telefonoj NATO-n pas pak. Do të telefonoj njerëzit e ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm. Dhe, sigurisht, do të telefonoj Presidentin Zelensky dhe do t’i tregoj për takimin e sotëm. Në fund të fundit, varet prej tyre”, tha Trump.
“Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, por Trump tha, “Nuk arritëm atje, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje.
“Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie fantastike me Presidentin Putin.”, thotë Trump.
Ai e quan takimin e tyre “jashtëzakonisht produktiv”, por shton se disa gjëra ende nuk janë vendosur.
Por ne kemi një “shans shumë të mirë” për përparim të mëtejshëm, thotë ai.
Trump dhe Putin nuk pranuan pyetje në konferencën për shtyp pas deklaratave të tyre.
Presidenti Putin nuk dha komente dhe foli për rreth tetë minuta. Në krahasim, Trump, i cili nuk është zakonisht i shkurtër në fjalime, foli vetëm për rreth tre minuta.