“Nuk ke burrë me vete, nuk je e pranueshme”/ Gratë afgane po dëbohen në mënyrë masive nga Irani
Në një pikëkalim kufitar në jug të Afganistanit, Sahar, 40 vjeçe, flet për mediat e huaja dhe agjencinë afgane të lajmeve Zan Times. Ajo po udhëton me pesë fëmijët e saj dhe thotë se nuk ka asnjë ide se ku do të jetojë tani. E veja me origjinë nga qyteti Baghlan në veri të Afganistanit, [...]Read More...

Në një pikëkalim kufitar në jug të Afganistanit, Sahar, 40 vjeçe, flet për mediat e huaja dhe agjencinë afgane të lajmeve Zan Times. Ajo po udhëton me pesë fëmijët e saj dhe thotë se nuk ka asnjë ide se ku do të jetojë tani. E veja me origjinë nga qyteti Baghlan në veri të Afganistanit, ajo kishte jetuar për më shumë se një dekadë në Iran, ku drejtonte një punishte të vogël rrobaqepësie dhe së fundmi kishte lënë një kapar për të blerë një shtëpi. Javën e kaluar, tregon ajo, u ndalua, u mor bashkë me fëmijët nga një kamp refugjatësh pranë qytetit Shiraz dhe u largua.
“Nuk munda as t’ua mbledh rrobat fëmijëve. Erdhën në mes të natës. I luta të më jepnin dy ditë që të mbledhja gjërat, por nuk më dëgjuan. Na dëbuan si plehra,” thotë ajo.
Deri së fundmi, gratë rrallë deportoheshin me forcë nga Irani. Zakonisht, ishin burrat pa dokumente që përballeshin me arrestime dhe dëbime. Por sipas zyrtarëve kufitarë afganë, kohët e fundit ka ndodhur një ndryshim i dukshëm: vetëm mes marsit dhe majit të këtij viti, mbi 100 gra të pashoqëruara janë dëbuar nga Irani përmes një pike të vetme kufitare në provincën Nimroz.
Kthimi në Afganistan pa një kujdestar mashkull (mahram) i vë gratë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin e talebanëve, që ua ndalon grave të udhëtojnë vetëm. Shumë nga gratë e dëbuara mbeten të bllokuara në kufi, pa mundësi për të vazhduar më tej udhëtimin.
Në kushte ekstreme moti, me temperatura që arrijnë deri në 52°C, zyrtarët lokalë thonë se disa njerëz kanë humbur jetën gjatë kalimeve të detyruara. Zyrtarët kufitarë konfirmojnë se të paktën 13 trupa janë sjellë në dy javët e fundit, ndonëse nuk është sqaruar nëse kanë vdekur nga i nxehti e etja, apo gjatë sulmeve ajrore izraelite në Iran.
Të sapoardhurit në kufirin jugor të Afganistanit raportojnë se janë të uritur, të etur dhe të rraskapitur, pasi kanë ecur për orë të tëra nën diell. Shumica nuk kanë me vete as dokumente, as gjëra personale dhe as ndonjë plan se ku do të strehohen.
“Gjatë rrugës nga Shirazi në Zahedan [afër kufirit afgan], na morën gjithçka. Në kartën time bankare kisha 15 milionë tomanë [rreth 110 £]. Na kërkonin 50 mijë tomanë për një shishe ujë, 100 mijë për një sanduiç të ftohtë. Nëse s’i kishe, fëmija yt mbetej pa ngrënë,” tregon Sahar.
Talebanët deklarojnë se u ofrojnë grave të dëbuara pa mahram ndihmë të përkohshme për strehim dhe transport. Por shumë prej grave të rikthyera thonë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Sipas rregullave të vendosura nga talebanët, gratë e pamartuara ose të veja nuk kanë të drejtë të marrin tokë, të udhëtojnë vetëm drejt krahinës së tyre apo të punojnë.
Sahar thotë se mundësitë për të janë pothuajse të munguara. Në Baghlan ka një nënë të moshuar, por asnjë shtëpi, punë apo bashkëshort, çka e përjashton nga e drejta për të udhëtuar apo punuar në mënyrë ligjore. “Kërkova tokë, ndonjë ndihmë për të nisur nga e para. M’u përgjigjën: ‘Je grua, nuk ke mahram. Nuk kualifikohesh.’”
tur te familjarët ose rrjetet informale. Një grua tjetër, e kthyer së fundmi bashkë me foshnjën e saj të porsalindur, thotë se iu mohua ndihma ushqimore dhe strehimi. “M’u tha: ‘Nuk ke burrë me vete, nuk je e pranueshme.’ Por foshnja ime është vetëm katër ditëshe. Ku të shkoj tani?”
Agjencioni i OKB-së për Migracionin (IOM) dhe organizata të tjera ndërkombëtare ofrojnë ndihmë të përkohshme në pikat kufitare, por nuk kanë mandat apo burime për të siguruar mbështetje afatgjatë.
Edhe gjatë transportit me autobus nga qendrat e ndalimit deri në kufijtë afganë, gratë raportojnë abuzime verbale, ryshfet për shërbime bazë dhe mungesë të ajrimit në vapën përvëluese. “Na thanë se jemi të pavlerë. Fëmija im qante nga i nxehti, por shoferi qeshte dhe na tallte,” thotë Zahra./abcnews.al