Numri i viktimave në rritje/ OBSH: Tërmeti ka shkatërruar godinat shëndetësore në Myanmar, duhet mbështetje urgjente

Situata në Myanmar pas tërmetit të fortë që goditi vendin mbetet kritike. Me numrin e viktimave që vijon të rritet, ku deri më tani janë raportuar mbi 1700 humbje jetë, numri i të plagosurve po ashtu mbetet i lartë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin pasi edhe spitalet janë shkatërruar nga goditja e tërmetit, [...]Read More...

Numri i viktimave në rritje/ OBSH: Tërmeti ka shkatërruar godinat shëndetësore në Myanmar, duhet mbështetje urgjente

Situata në Myanmar pas tërmetit të fortë që goditi vendin mbetet kritike. Me numrin e viktimave që vijon të rritet, ku deri më tani janë raportuar mbi 1700 humbje jetë, numri i të plagosurve po ashtu mbetet i lartë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin pasi edhe spitalet janë shkatërruar nga goditja e tërmetit, duke rritur në këtë mënyrë domosdoshmërinë për furnizime për transfuzion gjaku, kujdes kirurgjik, ilaçe.

“Tërmeti ka shkatërruar objektet e kujdesit shëndetësor, eksperët pavarësisht të gjithave po përpiqen të menaxhojnë fluksin e individëve të lënduar. Ekziston një nevojë urgjente për trauma dhe kujdes kirurgjik, furnizime për transfuzion gjaku, anestetikë, ilaçe thelbësore dhe mbështetje për shëndetin mendor”, thuhet më tej në deklaratë.

/abcnews.al/