Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan shkon në 2 mijë e 205

Ka shkuar në 2 mijë e 205 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e kaluar, ka konfirmuar të enjten një zëdhënës i Qeverisë talibane. Tërmeti 6.0 ballësh goditi disa provinca malore në lindje të vendit mbrëmjen e së dielës, teksa shumica e viktimave janë regjistruar në Kunar. Zëdhënësi […] The post Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan shkon në 2 mijë e 205 appeared first on Albinfo.

Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan shkon në 2 mijë e 205

Ka shkuar në 2 mijë e 205 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e kaluar, ka konfirmuar të enjten një zëdhënës i Qeverisë talibane.

Tërmeti 6.0 ballësh goditi disa provinca malore në lindje të vendit mbrëmjen e së dielës, teksa shumica e viktimave janë regjistruar në Kunar.

Zëdhënësi i talibanëve, Hamdullah Fitrat, tha se përpjekjet për kërkim dhe shpëtim po vazhdojnë, transmeton albinfo.ch.

“Janë ngritur shatorre për njerëzit dhe po shpërndahen ndihma të para dhe furnizime emergjente”, tha ai.

The post Numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan shkon në 2 mijë e 205 appeared first on Albinfo.