Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”

20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te Shkollës Verore “Jam Shqiptar” The post Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar” appeared first on Albinfo.

Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”

Kjo javë nis me fillimin e edicionit të 3-të, të Shkollës Verore “Jam Shqiptar”, me nxënësit e diasporës tonë në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te Shkollës Verore “Jam Shqiptar”, një udhëtim emocionesh, njohjeje dhe dashurie për atdheun.

Java do jetë e mbushur me aktivitete ku përveç kursit të gjuhës shqipe dhe aktiviteteve kulturore, programi përfshin edhe takime me personalitete të ndryshme shqiptare.

Nxënësit u pritën ngrohtësisht nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj Silda Anagnosti Çepe, në një atmosferë të mbushur me emocion, krenari dhe kenge dhe mikpritje shqiptare. /Albinfo.ch

The post Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar” appeared first on Albinfo.