​Nxiste të miturit të kryenin vjedhje, kapet 39-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit si rezultat i punës hetimore në kuadër të operacionit “Nxitësi”, ka arrestuar sot shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H. (39). Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, tre të mitur 12 dhe 13-vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme në disa zona të Tiranës. Policia ka sekuestruar sende të

​Nxiste të miturit të kryenin vjedhje, kapet 39-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit si rezultat i punës hetimore në kuadër të operacionit “Nxitësi”, ka arrestuar sot shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H. (39).

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, tre të mitur 12 dhe 13-vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme në disa zona të Tiranës.

Policia ka sekuestruar sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.