OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”. Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë [...]Read More...

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të enjten se ka dërguar ngarkesën e parë me ndihma mjekësore në Gazë që nga 2 marsi. Por, OBSH-ja shtoi se nëntë kamionët me furnizime ishin “vetëm një pikë uji në oqean”.

Dërgesat, që përfshin pajisje mjekësore, plazmë dhe gjak, do të shpërndahet nëpër spitalet e territorit palestinez gjatë ditëve në vijim, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një postim në X.

Izraeli vendosi një bllokadë të plotë në Rripin e Gazës më 2 mars. Më shumë se dy muaj më vonë, filloi të lejonte futjen e ushqimeve, por jo të ndihmave të tjera deri tani.

Tedros tha se nëntë kamionë që transportonin furnizime mjekësore, 2.000 njësi gjaku dhe 1.500 njësi plazmë u dorëzuan përmes pikëkalimit Kerem Shalom me Izraelin, “pa asnjë incident, pavarësisht kushteve të rrezikshme përgjatë rrugës”.

“Këto furnizime do të shpërndahen në spitalet me prioritet gjatë ditëve në vijim”, tha shefi i OBSH-së.