Oda Ekonomike njofton për një tjetër pezullim të vendimit të ZRrE-së nga Gjykata Komerciale

Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë me publikun një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale që pezulloi vendimin e ZRrE-së, për ‘treg të lirë’. Vendimi është sinjal për rëndësinë e mbrojtjes së interesave të bizneseve që po ndikohen nga ky vendim, thouhet aty. E plotë: Oda Ekonomike e Kosovës njofton për një tjetër aktvendim të Gjykatës

Oda Ekonomike njofton për një tjetër pezullim të vendimit të ZRrE-së nga Gjykata Komerciale

Oda Ekonomike e Kosovës ka ndarë me publikun një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale që pezulloi vendimin e ZRrE-së, për ‘treg të lirë’.

Vendimi është sinjal për rëndësinë e mbrojtjes së interesave të bizneseve që po ndikohen nga ky vendim, thouhet aty.

E plotë:

Oda Ekonomike e Kosovës njofton për një tjetër aktvendim të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës, e cila ka pezulluar vendimin e ZRrE-së për daljen në tregun e lirë të energjisë për kompaninë e radhës.

Ky vendim është një sinjal i qartë për rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të interesave të bizneseve që janë ndikuar drejtpërdrejt nga ky vendim. OEK ka qenë në vazhdimësi zë i shqetësimeve të komunitetit të biznesit, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës, transparencës dhe përgatitjes për tregun e lirë të energjisë po rrezikon qëndrueshmërinë financiare dhe operacionale të shumë ndërmarrjeve vendore.

Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje ZRrE-së që të anulojë vendimin për daljen e dhunshme në tregun e lirë të energjisë, në mënyrë që të mos dëmtohet konkurrenca, bizneset, qytetarët dhe ekonomia e vendit.