Oficeri i FSK-së, Nëntoger Enis Cikaqi, diplomon në SHBA
Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma, ShBA, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program prestigjioz, përcjell albinfo.ch. Ky arritje tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e oficerëve të FSK-së, të cilët po përfaqësojnë denjësisht Republikën e […] The post Oficeri i FSK-së, Nëntoger Enis Cikaqi, diplomon në SHBA appeared first on Albinfo.

Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma, ShBA, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program prestigjioz, përcjell albinfo.ch.
Ky arritje tregon përkushtimin dhe profesionalizmin e oficerëve të FSK-së, të cilët po përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës në programe ndërkombëtare trajnimi ushtarak. Pjesëmarrja dhe sukseset në kurse të tilla të specializuara jo vetëm që forcojnë aftësitë individuale të oficerëve, por kontribuojnë edhe në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e oficerëve të saj për zhvillim profesional dhe avancim të standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
The post Oficeri i FSK-së, Nëntoger Enis Cikaqi, diplomon në SHBA appeared first on Albinfo.