Oliger Torba merr drejtimin e Policisë së Fierit

Oliger Torba merr drejtimin e Policisë së Fierit

Oliger Torba ka marrë drejtimin e Policisë së Fierit, pas emërimit të Hitës si drejtor të përgjithshëm. Torba i cili mbante postin e zv. drejtorit në Policinë e Fierit, tashme është komanduar drejtor.

Komandimi i Torbës është i përkohshëm deri në emërimin e një drejtuesi të ri në Policinë e Fierit.

Ndryshimi në Policinë e Fierit vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në strukturat drejtuese të “bluve”.