Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një shtetasi të huaj të humbur në Himarë

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Iliazit, në Himarë, për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili raportohet i humbur.
Në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e personit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj raportohet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni vijon, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të bërë të mundur gjetjen e tij.
The post Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një shtetasi të huaj të humbur në Himarë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



