Opozita akuzon VV-në për kontrabandim të Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për “kontrabandim” të Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online. Por partia në pushtet, i ka mohuar këto pretendime, ndonëse është pajtuar që të rikthehet në komision për shqyrtim. Kryetari i Komisionit për […]

Opozita akuzon VV-në për kontrabandim të Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për “kontrabandim” të Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes, raporton Ekonomia Online.

Por partia në pushtet, i ka mohuar këto pretendime, ndonëse është pajtuar që të rikthehet në komision për shqyrtim.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka hedhur akuza në drejtim të deputetit të pushtetit, Bujar Dugolli, që sipas tij ka propozuar amendamente që nuk janë rezultat i grupit punues.

“Sot e kemi për projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se mbrojtjes. Ka më shumë se një vit që është në proceduar, por qëllimisht shqyrtimi i tij ka kaluar çdo limit kohorë dhe kjo është bërë qëllimshëm nga kryesuesi i grupit punues, deputeti Bujar Dugolli. Dugolli në mënyrë klandestine ka kontrabanduar dhe ka propozuar amendamente që nuk janë rezultat i grupit punues por janë rezultat i një rrethi të tij. Ky projektligj me ato amendamente nuk duhet të miratohet, sepse do ta cenoj sigurinë kombëtare, do të cenoj bashkëpunimin në këtë fushe edhe me partnerët tanë”,  ka thënë ai.

Mendim të njëjtë ka edhe Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka kërkuar që ky projektligj të largohet nga sponzorizuesi dhe të kthehet për shqyrtim në Komision.

“Qëndrojnë ato që tha Bekë Berisha, është një konflikt në mes të dy institucioneve të vendit. Me këto amendamente është mënjanuar nga përgjegjësia, qoftë për emrin e drejtorit, i largohet kompetenca institucionit të Presidenti të vendit”, ka thënë ai.

Por këto akuza i ka mohuar shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Nuk qëndrojnë të gjitha ato pretendime që Berisha i përmendi. Pajtohemi që sot ky projektligj të kalohet në Komision dhe në kuadër të komisionit të trajtohet me tutje për ndjeshmërinë dhe rendësin që ka”, u shpreh ajo.

Me 69 vota për, 4 kundër as një abstenim Kuvendi i Kosovës ka vendosur që ta kthej për plotësim në Komision projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes, kjo pas kërkesës së AAK-së.