Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n
Miku i presidentit rus, Vladimir Putin, Viktor Orban mendon se rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n. Kryeministri i Hungarisë beson se lufta në Ukrainë nuk do të përshkallëzohet në një konflikt global, sepse Rusia është shumë e dobët, shkruan Telex. “Rusët janë shumë të dobët për një gjë të tillë. Ata nuk [...]Read More...

Miku i presidentit rus, Vladimir Putin, Viktor Orban mendon se rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n.
Kryeministri i Hungarisë beson se lufta në Ukrainë nuk do të përshkallëzohet në një konflikt global, sepse Rusia është shumë e dobët, shkruan Telex.
“Rusët janë shumë të dobët për një gjë të tillë. Ata nuk mund të mposhtin as Ukrainën, si mund ta sulmonin NATO-n”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk ka frikë nga përhapja e konfliktit në nivel global.
Lideri hungarez thekson se hapi i parë duhet të jetë një armëpushim, dhe vetëm më pas një marrëveshje paqeje. Ai pretendon se ky marrëveshje duhet të arrihet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, e jo mes Ukrainës dhe Rusisë. Gjithashtu përsëriti se anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe në Bashkimin Evropian nuk është në interesin e Hungarisë.
Ai bëri thirrje për forcimin e Evropës “unë mendoj se rusët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës. Evropa duhet të jetë e fortë dhe të negociojë nga një pozitë force. Por, për fat të keq, jemi të dobët, prandaj na duhen Shtetet e Bashkuara… Na duhet një marrëveshje strategjike me Rusinë, por vetëm një Evropë e fortë mund ta realizojë këtë”.