Organizatat mjedisore të Zvicrës heqin dorë nga referendumi

Kjo është njoftuar bashkërisht nga organizatat: Pro Natura, Birdlife, WWF, Greenpeace, VCS dhe Fondacioni Zviceran i Energjisë The post Organizatat mjedisore të Zvicrës heqin dorë nga referendumi appeared first on Albinfo.

Organizatat mjedisore të Zvicrës heqin dorë nga referendumi

Gjashtë organizata të mëdha zvicerane mjedisore po heqin dorë përfundimisht nga një referendum kundër të ashtuquajturit dekret përshpejtimi. Në vend të kësaj, ato duan të “bëjnë të mundur zgjerimin e shpejtë dhe miqësor ndaj mjedisit të energjive të rinovueshme me ekspertizë dhe angazhim”, transmeton albinfo.ch.

Kjo është njoftuar bashkërisht nga organizatat: Pro Natura, Birdlife, WWF, Greenpeace, VCS dhe Fondacioni Zviceran i Energjisë, shkruan srf.ch.

Parlamenti ka miratuar dekretin e përshpejtimit gjatë sesionit të vjeshtës. Ai synon të mundësojë planifikimin dhe miratimin më të shpejtë të centraleve të mëdha diellore, parqeve me erë dhe centraleve hidroelektrike.

Mjetet për ta arritur këtë përfshijnë procedura të thjeshtuara miratimi dhe mundësi të kufizuara për apelim.

The post Organizatat mjedisore të Zvicrës heqin dorë nga referendumi appeared first on Albinfo.