Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA

SHBA: Orion Jucja diplomon në programin prestigjioz Humphrey The post Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA appeared first on Albinfo.

Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA

Orion Jucja ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në fushën e shëndetit publik, në Universitetin Virginia Commonwealth në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan albinfo.ch.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ai pati mundësinë të mësojë dhe të përvetësojë praktikat më të mira ndërkombëtare në trajtimin e varësisë nga substancat, një fushë me rëndësi kritike në ruajtjen e shëndetit publik dhe forcimin e sigurisë komunitare. Eksperienca e tij përfshiu qasjet më moderne për frenimin e përhapjes së drogave të paligjshme, si dhe bashkëpunimin me institucione amerikane që punojnë në këtë drejtim.

Përmes këtij formimi, Orion Jucja synon që të kontribuojë në mënyrë aktive në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta në vendin e tij, duke sjellë një përvojë të vlefshme ndërkombëtare në terren.

Ambasada amerikane theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Orioni bashkëpunoi me ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Institutit Kombëtar të Abuzimit me Drogën, Divizioni për Terapitë dhe Pasojat Mjekësore, duke mësuar praktikat më të mira në trajtimin e varësisë, që do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së drogave të paligjshme dhe në ndërtimin e komuniteteve më të sigurta”. /Albinfo.ch

The post Orion Jucja përfundon me sukses programin prestigjioz Hubert H. Humphrey në SHBA appeared first on Albinfo.