OSBE: Ndërhyrje të rënda “të huaja” në Moldavi

Kreu i misionit të OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Moldavi ka denoncuar “një ndërhyrje të rënde të huaj në qendrat e votimit” gjatë zgjedhjeve parlamentare. Ky vlerësim erdhi, pasi presidentja Maia Sandu festoi sot rezultatin zgjedhor, që i dha fitoren proeuropianëve. Nga votat tha Sandu, e cila është udhëheqëse e partisë PAS, vjen “një mandat [...]Read More...

OSBE: Ndërhyrje të rënda “të huaja” në Moldavi

Kreu i misionit të OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Moldavi ka denoncuar “një ndërhyrje të rënde të huaj në qendrat e votimit” gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Ky vlerësim erdhi, pasi presidentja Maia Sandu festoi sot rezultatin zgjedhor, që i dha fitoren proeuropianëve.

Nga votat tha Sandu, e cila është udhëheqëse e partisë PAS, vjen “një mandat i fortë për procesin e anëtarësimit”. “Kemi treguar për gjithë botën që jemi të guximshëm dhe me dinjitet, që nuk u trembëm”, shtoi ajo, duke iu referuar ndërhyrjeve ruse.

Me të gjitha votat e numëruara, PAS mori 50.2% të votave kundrejt 24.17% të Bllokut Patriotik, që kishte tentuar të afronte Moldavinë një republikë e vogël ish-sovjetike që ndodhet midis Ukrainës dhe Rumanisë me Rusinë.

Moska, që mohon akuzat për ndërhyrje, ka akuzuar autoritetet moldave se kanë penguar qindra e mijëra qytetarë që jetojnë në Rusi të votojnë, duke ofruar vetëm dy vendvotime për diasporën. Kur u pyet nëse Moska do të njohë rezultatet, zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov u përgjigj thjesht se “disa forca politike moldave kishin folur për shkelje”.

Kryetari i Bllokut Patriotik, Igor Dodon, ish-president, ka thirrur protesta kundër rezultateve të zgjedhjeve. Sot në mëngjes u mblodh një turmë e vogël prej rreth 100 personash para Parlamentit, ku Dodon njoftoi se partia e tij kishte depozituar dokumente pranë Komisionit Qendror Zgjedhor që provonin shkelje në votim. “PAS po mban pushtetin me votat e diasporës”, u shpreh Dodon, duke iu referuar numrit të madh të moldavëve që jetojnë dhe punojnë në BE dhe vende të tjera.

Ai shtoi, pa dhënë prova, se mbi 200,000 persona që jetojnë në Transnistri, një rajon separatist pro-rus, nuk u lejuan të votojnë.

Sandu i hodhi poshtë këto kritika, duke thënë për gazetarët se Moldavia nuk mund të ndikojë në atë që ndodh në një rajon që nuk njeh kontrollin e qeverisë moldave.

“Kemi bërë më të mirën për të krijuar kushtet që njerëzit nga rajoni i Transnistrisë, që kanë marrë pjesë aktive në procesin zgjedhor, të mund të vijnë e të votojnë dhe kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë”, deklaroi ajo.

Sandu shtoi se zgjedhjet e së dielës ishin të drejta.

Moldavia, me një popullsi prej 2.4 milionë banorësh, e prekur nga lufta në Ukrainën fqinje, nga ndërhyrjet e dyshuara ruse dhe mungesa e energjisë, prej kohësh luhatet midis Rusisë dhe Evropës. Blloku Patriotik dhe grupe të tjera opozitare kishin tentuar të shfrytëzonin zemërimin e zgjedhësve për krizën ekonomike dhe ngadalësinë e reformave, ankesë e përkeqësuar nga dezinformimi i përhapur.