Osmani dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i adresojë të martën Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e saj lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, përcjell albinfo.ch. Vendimi i Osmanit vjen pas masës së përkohshme që Gjykata Kushtetuese vendosi javën e kaluar, me të cilën ndaloi deputetët […] The post Osmani dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës appeared first on Albinfo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet t’i adresojë të martën Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e saj lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i Osmanit vjen pas masës së përkohshme që Gjykata Kushtetuese vendosi javën e kaluar, me të cilën ndaloi deputetët e rinj të ndërmarrin hapa për zgjedhjen e organeve të Kuvendit apo formimin e Qeverisë së re. Masa është në fuqi nga 5 deri më 30 shtator, si përgjigje ndaj një kërkese të Listës Serbe, ndërkohë që u miratua unanimisht nga trupi gjykues.
Kupina nuk bëri të ditura detaje mbi përmbajtjen e komenteve që do t’i dërgohen Kushtetueses, por theksoi se presidentja Osmani ka qenë gjithnjë konsistente në qëndrimin se “askush nuk duhet të ketë të drejtë të bllokojë institucionet e Kosovës”.
Ai kujtoi edhe nenin 57 (4) të Kushtetutës, ku thuhet se të drejtat e komuniteteve janë të pandashme nga detyrimi për respektimin e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe nga detyrimi për të mos cenuar të drejtat e të tjerëve.
The post Osmani dërgon komente në Gjykatën Kushtetuese për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës appeared first on Albinfo.