Osmani e uron Brestin për zgjedhjen si Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Alain Brestin për zgjedhjen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Osmani tha se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa tha se anëtarësimi do të ishte fitore për tërë kontinentin. “Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në […]
![Osmani e uron Brestin për zgjedhjen si Sekretari i Përgjithshëm i KiE-së](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656867-osmani-e-uron-brestin-per-zgjedhjen-si-sekretari-i-pergjithshem-i-kie-se.jpg)
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka uruar Alain Brestin për zgjedhjen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.
Osmani tha se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa tha se anëtarësimi do të ishte fitore për tërë kontinentin.
“Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”.
Më tej, e para e shtetit tha se anëtarësimi i Kosovës në KiE si anëtari i 47-të, duke shtuar se ky është një synim që Kosova do të vazhdojë ta ndjekë pa pushim.
“Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet”, tha Osmani.