Kurtin e uron Brestin për rizgjedhje si Sekretar i KiE-së: Mezi pres të punojmë bashkë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Alain Brestin për rizgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Kurti tha se Brest është mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. “Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit […]
![Kurtin e uron Brestin për rizgjedhje si Sekretar i KiE-së: Mezi pres të punojmë bashkë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/656871-kurtin-e-uron-brestin-per-rizgjedhje-si-sekretar-i-kie-se-mezi-pres-te-punojme-bashke.png)
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka uruar Alain Brestin për rizgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.
Kurti tha se Brest është mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
“Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit të Evropës – vlera për të cilat Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar si një shtet aspirant për anëtarësim”, shkroi Kurti.
Kujtojmë se më 14 maj të këtij viti, Kosova dështoi të hynte në agjendën e Këshillit të Ministrave për t’u bërë pjesë e Këshillit të Evropës, pasi qeveria pati refuzuar që ta çonte në Kushtetuese draftin për Asociacionin.