Osmani flet me Prattipatin për konstituimin e kuvendit pas Aktgjykimit të Kushtetueses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjatë ditës të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin. Osmani tha se në takim diskutuan zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e kuvendit. “Pas festës për nder të

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjatë ditës të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.
Osmani tha se në takim diskutuan zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e kuvendit.
“Pas festës për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve që u mbajt mbrëmë në ambasadën amerikane, Presidentja Osmani e uroi edhe një herë znj. Prattipati në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur amerikane përgjatë viteve”.
“Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e e ditur se e para e shtetit dhe Prattipati folën për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik në mes ShBA-së dhe Kosovës.