Osmani pas takimit me Baker: Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zv.ndihmëssekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, David Baker. Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes. “Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar. Kosova mbetet e përkushtuar

Osmani pas takimit me Baker: Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zv.ndihmëssekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së, David Baker. Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në në fushën e mbrojtjes.

“Kur Amerika qëndron përkrah nesh, Kosova është më e fortë, më e sigurt dhe më e zhvilluar. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, përfshirë edhe në industrinë e mbrojtjes, si një mundësi me përfitime të ndërsjella për të dyja shtetet”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është objektiv strategjik dhe mbështetja e SHBA-së në këtë proces është jetike.

Beker më herët gjatë ditës ka takuar komandantin e misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Baker do të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Kryeministri Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, do ta takojë sonte zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker, në një darkë pune të shtruar nga ministri Maqedonci”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Para kësaj zyrtari amerikan do të pritet nga ministri në detyrë Maqedonci.