Osmani pritet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Në videon e shpërndarë nga e para e shtetit në platformën X shihen momente nga pritja që i është bërë Osmanit në Kuvendin e këtij shteti. Gjithashtu ajo ka shpërndarë fotografi nga takimi me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e […]

Osmani pritet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Në videon e shpërndarë nga e para e shtetit në platformën X shihen momente nga pritja që i është bërë Osmanit në Kuvendin e këtij shteti.

Gjithashtu ajo ka shpërndarë fotografi nga takimi me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviq.

Osmani ka udhëtuar sot në Shkup për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon, njofton zyra për Informim e Presidencës./Front Online/

Me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 13, 2024