Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të ketë pesë nënkryetarë

Në seancën e tretë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u vendos që të ketë pesë deputet në këtë legjislaturë, ndërkohë komisionet e kuvendit do të vazhdojnë punën edhe në këtë legjislaturë, transmeton Portalb.mk. Me 84 vota “për”, deputetët e Maqedonisë së Veriut vendosën që në Kuvend të jenë pesë nënkryetarë. Në seancën e njëjtë, […]

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të ketë pesë nënkryetarë

Në seancën e tretë të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u vendos që të ketë pesë deputet në këtë legjislaturë, ndërkohë komisionet e kuvendit do të vazhdojnë punën edhe në këtë legjislaturë, transmeton Portalb.mk.

Me 84 vota “për”, deputetët e Maqedonisë së Veriut vendosën që në Kuvend të jenë pesë nënkryetarë.

Në seancën e njëjtë, 91 deputetë votuan “për” themelimin e 21 komisioneve të përhershme kuvendore, komisione që e kanë qenë edhe në legjislaturat e kaluara.

Kujtojmë se kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është Afrim Gashi nga koalicioni parazgjedhor VLEN. Më 28 maj, 76 deputetë kanë votuar “për” Gashin në krye të Kuvendit.

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, në fillimin e javës së ardhshme pritet votimi i kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në krye me mandatarin Hristijan Mickoski.

LEXO: RMV, përbërja e qeverisë së re më 18 qershor në Kuvend, VMRO-ja do t’i shpallë emrat e ministrave të dielën LEXO: Me 88 vota, Kuvendi i RMV-së i votoi ndryshimet në ligjin për riorganizimin e Qeverisë