Osmani pas rezultatit në Bërvenicë: VLEN-i do të përballet me llogarinë e shqiptarëve

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Bërvenicë, duke e cilësuar rezultatin si një sinjal politik që, sipas tij, shënon vetëm fillimin e një ndryshimi më të gjerë.
Sipas informacioneve jozyrtare, kandidati i Frontit Evropian, Arkin Jahiji, ka dalë përpara kandidatit të VLEN-it, Jakup Hiseini. Në raundin e dytë, përballë tyre pritet të jetë edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së.
Përmes një mesazhi publik, Osmani ka drejtuar kritika ndaj atyre që, sipas tij, e kanë shpërfillur vullnetin e votuesve shqiptarë.
“Bërvenica është vetëm fillimi: vullneti i shqiptarëve që e injoruat dje, sot po kthehet për t’ju kërkuar llogari. Urime”, ka shkruar Osmani.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



