Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e at Belushit: Humbje e madhe për të gjithë arbëreshët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit. Ajo shprehet se Belushi mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri bashkë me presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, përcjell Klankosova.tv. Tutje, presidentja shton se vdekja e Antonio Belushit është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën […]

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e at Belushit: Humbje e madhe për të gjithë arbëreshët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit.

Ajo shprehet se Belushi mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri bashkë me presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, presidentja shton se vdekja e Antonio Belushit është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut.