Arrestohet një kosovar në Hungari, u kap me 11kg marihuanë

Policia hungareze ka arrestuar një shtetas kosovar pasi e kapi duke tentuar të kontrabandonte 11 kilogramë marihuanë në Hungari përmes kufirit serbo-hungarez. Policia ka gjetur drogën në veturën e tij teksa po kalonte kufirin të dielën, raportoi DailyNewsHungary. Zyra e prokurorit ka thënë se ka rrezik nga ikja e tij, prandaj edhe ka vendosur për ndalim […]

Arrestohet një kosovar në Hungari, u kap me 11kg marihuanë

Policia hungareze ka arrestuar një shtetas kosovar pasi e kapi duke tentuar të kontrabandonte 11 kilogramë marihuanë në Hungari përmes kufirit serbo-hungarez.

Policia ka gjetur drogën në veturën e tij teksa po kalonte kufirin të dielën, raportoi DailyNewsHungary.

Zyra e prokurorit ka thënë se ka rrezik nga ikja e tij, prandaj edhe ka vendosur për ndalim në paraburgim deri në përfundimin e procedurave.