Osmani uron Ukrainën për Pavarësi: Kosova qëndron fort përkrah jush

Ukraina feston sot ditën e saj të Pavarësisë. Me rastin e kësaj dite, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelenskyn dhe popullin e tij të guximshëm. “Urimet tona të përzemërta për presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës për Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani. Tutje, e

Osmani uron Ukrainën për Pavarësi: Kosova qëndron fort përkrah jush

Ukraina feston sot ditën e saj të Pavarësisë.

Me rastin e kësaj dite, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelenskyn dhe popullin e tij të guximshëm.

“Urimet tona të përzemërta për presidentin Zelensky dhe popullin e guximshëm të Ukrainës për Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani.

Tutje, e para e shtetit thotë se Kosova qëndron fort me Ukrainën në luftën e saj heroike për liri.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar miqësinë tonë dhe për të mbështetur rrugën tuaj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme”, përfundoi Osmani.