Osmani vendos kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani. Osmani tha se me përulësi dhe me respekt të thellë kujton kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike. “Dëshmorët janë themeli

Osmani vendos kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve të Komunës së Prishtinës

Presidentja Vjosa Osmani në ditën e dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës ka vendosur kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani.

Osmani tha se me përulësi dhe me respekt të thellë kujton kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.

Osmani tha se kjo ditë “na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm”.