Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Dhimbje dhe krenari të thellë

Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Dhimbje dhe krenari të thellë

Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Dhimbje dhe krenari të thellë

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka vizituar familjen e heroit Afrim Bunjaku, pas dënimit të tre terroristëve të Banjskës.

Osmani ka thënë se familjen e heroit, e vizitoi me dhimbje, por edhe me krenari të thellë.

Postimi:

Në këtë ditë kur u shpall vendimi i parë për agresionin dhe sulmin terrorist në Banjskë, jemi pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sot i vizitova me dhimbje, por edhe me krenari të thellë. Afrimi ra në krye të detyrës duke mbrojtur shtetin, qytetarët dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij sublime është dëshmi e çmimit të lartë të lirisë sonë, të cilën duhet ta mbrojmë çdo ditë.

Lavdi e përjetshme!