Osmani vlerëson ambasadorin finlandez për rolin në afrimin mes dy shteteve
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend, përcjell albinfo.ch, Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohjen për kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. “Ajo […] The post Osmani vlerëson ambasadorin finlandez për rolin në afrimin mes dy shteteve appeared first on Albinfo.

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të martën në takim lamtumirës ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vend, përcjell albinfo.ch,
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se Osmani ka shprehur mirënjohjen për kontributin e ambasadorit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.
“Ajo theksoi se angazhimi i tij i vazhdueshëm ka luajtur rol kyç në afrimin e mëtejmë të dy vendeve dhe në krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm, të bazuar në vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se Osmani e ka ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës për rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Në takim u diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në vend, përfshirë konstituimin e institucioneve të reja”, thuhet tutje.
The post Osmani vlerëson ambasadorin finlandez për rolin në afrimin mes dy shteteve appeared first on Albinfo.