“Pa fjalën pavarësi, do të ishte tradhtar”, Rubin tregon se si Thaçi e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes

James Rubin ka zbuluar detaje nga bisedat me Hashim Thaçin në Rambuje. Ai tha se gjatë konferencës, Thaçi i shprehu shqetësimet e tij se nuk kishte autoritet të plotë për të nënshkruar marrëveshjen në emër të UÇK-së. Ai ka treguar se si Thaçi frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen, sepse do të etiketohej si tradhtar. “Po. Ideja

“Pa fjalën pavarësi, do të ishte tradhtar”, Rubin tregon se si Thaçi e refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes

James Rubin ka zbuluar detaje nga bisedat me Hashim Thaçin në Rambuje.

Ai tha se gjatë konferencës, Thaçi i shprehu shqetësimet e tij se nuk kishte autoritet të plotë për të nënshkruar marrëveshjen në emër të UÇK-së.

Ai ka treguar se si Thaçi frikësohej ta nënshkruante marrëveshjen, sepse do të etiketohej si tradhtar.

“Po. Ideja është që nuk mund të bëheshin deklarata specifike për pavarësinë, dhe ky ishte thelbi i diplomacisë. Ne donim që të mblidhej të gjithë. Ishte moment unik ky në histori ku shtetet e mëdha, po përpiqeshin të parandalonin një masakër. Për ta bërë këtë ne donim që fuqitë e mëdha të puonin së bashku. Jo vetëm Amerika. Ne nuk kishim qëndrim të qartë sa i takon pavarësisë. Na duhej kompromis, përpjekje, të kalonim në fazën e radhës. Ai duhej të diskutonte me komandantët e UÇK-së, personat që kërkonin i donin të gjitha, diplomacia nuk mund të jetë perfektë, ne donim të gjenim mesin e artë. Ishte moment shumë i vështirë. Ai më shpjegoi se nuk ishte përgjegjës për këtë. Ishte personi që po komunikonte me ne sepse kishte rol politik në UÇK por jo udhëheqës, nuk kishte kompetenca, autoritet. Ishte pasqyrim i një lëvizjeje. Ata donin të konfirmohej se do të realizohej pavarësia. Po ta bënte këtë, po të nënshkruante pa fjalën pavarësi, do të quhej tradhtar”, tha Rubin.