Paditet ministri në ardhje, Ivan Stoilkoviq

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) përmes avokates Edina Zeqiroviq Fazlagiq, ka paraqitur kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, i cili The post Paditet ministri në ardhje, Ivan Stoilkoviq appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Paditet ministri në ardhje, Ivan Stoilkoviq

Aleanca Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Këshilli Kombëtar Boshnjak (BNV) përmes avokates Edina Zeqiroviq Fazlagiq, ka paraqitur kallëzim penal kundër Ivan Stojiljkoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe në Maqedoni, i cili me rastin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë për të bashkësponsorizuar Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për ta shpallin 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebenicë, e ka quajtur gjenocidin DISNEYLAND NEKROFILIK.

Vlerësohet se ky lloj i gjuhës së urrejtjes është i paligjshëm për të gjithë qytetarët, veçanërisht për boshnjakët, dhe për këtë, dhe siç njoftuan në konferencën për media përmes së cilës e dënuan këtë lloj fjalimi, kanë bërë kallëzim penal.

“Duke pasur parasysh se ky lloj i gjuhës së urrejtjes është i papranueshëm dhe fyes për të gjithë qytetarët dhe, veçanërisht, për boshnjakët, si përfaqësues ligjor i Lidhjes Demokratike Boshnjake (BDS) dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak, kam ngritur kallëzim penal kundër Stojiljkoviqit, për shkak të mohimit të gjenocidit të Srebrenicës, por edhe për talljen e tmerrshme me viktimat e gjenocidit. Kujtojmë që Stojiljkoviq më herët nxiti urrejtje edhe ndaj popullit shqiptar, duke përdorur retorikë të njëanshme dhe nxitëse, duke theksuar se Ministri i Punëve të Jashtme, i cili është shqiptar etnik, ka iniciuar dhe zbatuar vendimin për bashkësponsorizimin e Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë”, ka theksuar avokatja Edina Zeqiroviq Fazlagiq. (TV Shenja)

The post Paditet ministri në ardhje, Ivan Stoilkoviq appeared first on Flaka, në çdo lajm... .