Paketa e Trump për taksat e shpenzimet/ Zyra e buxhetit: Do thellojë defiçitin me 2.4 trilionë dollarë
Paketa gjithëpërfshirëse e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve nga republikanët do të rrisë deficitin buxhetor me 2.4 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme. Vlerësimet janë bërë nga Zyra e Buxhetit të Kongresit një agjenci jo partiake, e cila thotë po ashtu se rreth 10.9 milionë individë do të mbeten pa sigurime shëndetësore deri në vitin [...]Read More...

Paketa gjithëpërfshirëse e shkurtimeve të taksave dhe shpenzimeve nga republikanët do të rrisë deficitin buxhetor me 2.4 trilionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.
Vlerësimet janë bërë nga Zyra e Buxhetit të Kongresit një agjenci jo partiake, e cila thotë po ashtu se rreth 10.9 milionë individë do të mbeten pa sigurime shëndetësore deri në vitin 2034 si rezultat i këtij projektligji të miratuar nga Dhoma e përfaqësuesve. Ky do të ishte edhe reduktimi më i madh në Amerikë i mbështetjes federale për kujdesin shëndetësor.
Paketa e Dhomës së Përfaqësuesve do të shkurtonte shpenzimet me 1.3 trilionë dollarë në 10 vite sipas raportit, ndërsa të ardhurat do të uleshin me gati 3.7 trilion dollarë. lehtësimet tatimore do tu sillnin dobi në mënyrë të pabarabartë vetëm familjeve me të ardhura të larta.
Kjo paketë është kritikuar edhe nga miliarderi Elon Musk pasi hoqi dorë nga Administrata e Trump. Teksa përdori një gjuhë të ashpër duke përshkruar këtë projektligj masiv si skandaloz dhe të neveritshëm, shtoi se Kongresi po falimenton Amerikën.
Sipas Zyrës së Buxhetit të Kongresit, kjo paketë do të përkeqësojë perspektivën fiskale të vendit, ndërsa ofron shkurtime të mëdha taksash për të pasurit.
Trump dhe udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë kërkuar të minimizojnë parashikimet e Zyrës së Buxhetit, duke argumentuar ajo nuk ka arritur qëllimin e saj në të kaluarën dhe analizat e bëra nuk marrin parasysh sicc duhet rritjen ekonomike që do të rezultone nga lehtësimet tatimore.
Sipas tyre, kur projektligji do bëhet ligj, amerikanët do të shohin një rritje ekonomike siç nuk e kanë parë ndër breza, që do të thotë më shumë para në xhepat e amerikanëve dhe në arkën e shtetit të Amerikës. / abcnews.al