Pamje dramatike: Avioni privat merr flakë pas uljes së rrezikshme në Libi

Një avion privat ka dalë nga pista dhe është përfshirë nga flakët gjatë një uljeje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Misratës, në Libi.
Bëhet fjalë për një Cessna Citation Latitude, i regjistruar me targën TC-AKF, i cili, sipas raportimeve, ishte në pronësi të një biznesmeni miliarder.
Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ataturk i Stambollit rreth orës 05:45 me kohën lokale, pa pasagjerë në bord. Ai po fluturonte drejt Misratës për të marrë pasagjer, përcjell ORAinfo
Gjatë uljes, avioni doli nga pista dhe më pas shpërtheu në flakë.
Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë dhe arritën të nxirrnin nga avioni dy pilotët dhe një pjesëtar të ekuipazhit të kabinës.
Të tre personat raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë shpëtuar pa lëndime.
Pas incidentit, Ministria e Transportit e Libisë njoftoi pezullimin e fluturimeve në aeroport, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë shkaqet e ngjarjes.
Nuk raportohet për pasagjerë të lënduar, pasi avioni ishte duke udhëtuar pa pasagjerë në momentin e incidentit. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



